Një vizitën e tij në qytetin e Korçës, kryeministri Edi Rama, ka shkuar edhe në bibliotekën e re të qytetit, e cila është kthyer dhe në një qendër për mësimin e programeve të teknologjisë së lartë.

Rama, teksa po përshkonte ambientet e brendshme të godinës, u takua me një vajzë që emrin e kishte Aleksa dhe që ishte menaxherja e qendrës së mësimit të teknologjisë së lartë, e në prezantimin e parë të tyre, kryeministri nuk i kurseu batutat.

Biseda:

Aleksa: Unë jam Aleksa.

Edi Rama: Ti je Aleksa?

Aleksa: Unë jam Aleksa e sondazhit tuaj

Edi Rama: Është program Aleska? M’u duk kështu si virtuale e që doli nga ekrani, si në ato filmat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: