Një shqiptar që jeton prej vitesh në Greqi është bërë pjesë e protestës së 44-të që po zhvillohet në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike.

Ai tha se kishte ardhur për të qenë pjesë e protestës dhe u shpreh kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Unë jam prej vitesh në Greqi. Unë jam poliagjent i Edi Ramës. Na kanë mbytur. Do të protestojmë kundër Ramës dhe Berishës. Ata e kanë të fshehtë marrëveshjen”, u shpreh ai.

Deklarata e tij vjen nga sheshi ku vijon grumbullimi i qytetarëve për protestën e 44-të radhazi në Tiranë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: