Kampioni olimpik i Britanisë së Madhe, Mo Farah i tronditi të gjithë me rrëfimin e rrallë për jetën e tij në një dokumentar të BBC, ku zbuloi madje se emri i tij i vërtetë është Hussein Abdi Kahin dhe ai ishte trafikuar në Londër nga të afërm të familjes pas vdekjes së të atit në luftën civile në Somali.

Historia origjinale është se ai mbërriti në Britani në moshën 8 vjeç dhe jetoi me një çift që i thërriste teze dhe xhaxha, por që e shfrytëzonin për punë dhe e mbanin të mbyllur në shtëpinë e tyre.

Dhe tanimë çifti i akuzuar për trafikimin e Mo Farah në Mbretërinë e Bashkuar dhe abuzimin me të si fëmijë duket se do të përballet me një hetim të mundshëm pasi Scotland Yard konfirmoi se po “vlerësonte” akuzat e bëra nga fituesi i katër medaljeve të arta olimpike.

Farah, 39 vjeç, zbuloi se kishte shpikur një histori jetese alternative për të “mbrojtur” veten pasi u fut ilegalisht në vend dhe u detyrua të qëndronte në robëri shtëpiake. Ish-mësuesi i tij i PE konfirmoi në një dokumentar të BBC-së se ai ishte në dijeni të së vërtetës, por pranoi ta mbante të fshehtë pasi ndihmoi Farah të gjente një shtëpi të re larg trafikantëve të dyshuar.

Policia Metropolitane tha se oficerët e specializuar po vlerësonin informacionin, ndërsa mbetet për t[u vendosur nëse do të fillojnë ose jo një hetim. “Ne jemi në dijeni të raporteve në media në lidhje me Sir Mo Farah. Për momentin nuk është bërë asnjë raport në MSHP”, thuhet në njoftim.

Më tej në prononcim Policia Metropolitane shtoi: “Ne besojmë se ka viktima të skllavërisë moderne, duke përfshirë fëmijë, në çdo lagje në të gjithë Londrën dhe publiku mund t’i takojë ato çdo ditë, ndoshta pa e kuptuar. Përveç shfrytëzimit seksual, viktimat janë gjetur duke punuar në ndërtim, robëri shtëpiake, bujqësi, fabrika të kanabisit dhe në vende që i përdorni vetë, si lavazhe makinash, berberhane”.

Burri dhe gruaja e akuzuar për përdorimin e Farah

 Methode Times Prod Web Bin C2408b0e 0209 11ed Aa15 45d37b45dc0d
Methode Times Prod Web Bin C2408b0e 0209 11ed Aa15 45d37b45dc0d

si shërbëtor shtëpiakë janë ndarë, por mendohet se ende jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në dokumentarin, The Real Mo Farah, që do të transmetohet në BBC1 në orën 21:00, atleti, i lindur në Somali, tregon se si u soll në Britani dhe u detyrua të gatuante, pastronte dhe kujdesej për fëmijët më të vegjël nga një çift që tha ai nuk do ta shihte më kurrë familjen e tij të vërtetë nëse i tregonte dikujt të vërtetën.

Atij iu dha identiteti Mohammed Farah, emri i djalit të robëruesit të tij nga një grua tjetër. Farah tha se kishte frikë se mësuesi i tij, Alan Watkinson, mund të futej në telashe, sepse ai ndihmoi aplikimin për shtetësinë britanike të vrapuesit atletik, i cili përfshinte informacione të pasakta.

Babai i vërtetë i Farah vdiq kur ai ishte katër vjeç, gjatë luftës civile të vendit, tregon ai në dokumentar. Nëna e tij e dërgoi atë në Xhibuti, i cili kufizohet me Somalinë, për t’i shpëtuar konfliktit dhe për të jetuar me një dajë, ndërsa Farah thotë se ai ishte trafikuar nga atje.

Atleti tha se po e tregonte historinë e tij për të zbrazur veten nga një gënjeshtër që ai dhe miqtë dhe familja e tij më të ngushtë e kishin përjetësuar për vite me radhë, pavarësisht paralajmërimeve se zbulimet mund ta bëjnë atë të cenueshëm nga ligjet e dëbimit të Britanisë së Madhe.

“Nuk mendoj se isha gati të thosha asgjë, jo sepse doja të gënjeja, por sepse po mbroja veten. Vetëm më vonë e kupton se është në rregull t’i thuash gjërat”, tha ai.

Dokumentari zbulon se atleti krijoi historinë alternative për mbërritjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar për t’u mbrojtur nga realiteti. “Unë nuk jam ai që mendoni se jam. Dhe tani sido që të jetë kostoja, më duhet të tregoj historinë time të vërtetë”, thotë Farah në dokumentarin, që u filmua gjatë dy viteve të fundit.

Farah, mori titullin Sir nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 2017, iu tha nga avokatët gjatë bërjes së programit se ai rrezikonte t’i hiqej shtetësia e tij në Mbretërinë e Bashkuar sepse në aplikimin e tij ishin bërë “përfaqësime të rreme”.

Prestigjiozja ‘The Times’ ka informacione se Farah nuk e kishte vënë në dijeni Home Office për historinë e tij të vërtetë. Dokumentari nuk përmend emrat e atyre që e sollën atë në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1990, por BBC tha se çifti nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Në fillim të viteve 1990, kur 9-vjeçari Mo Farah erdhi në Mbretërinë e Bashkuar dhe u detyrua të punonte në robëri shtëpiake, nuk kishte procese formale për identifikimin dhe referimin e fëmijëve, viktima të trafikimit.

Pas 30 vitesh rreth 5000 raste raportohen çdo vit falë mekanizmave që janë futur. Megjithatë, vitin e kaluar vetëm 5% përfshinin raste të robërimit në familje.

Ai na tregon se lloji i abuzimit që pësoi Farah është ende një formë e fshehur dukshëm e skllavërisë moderne. Zakonisht përfshin viktimat që punojnë në një shtëpi private ku keqtrajtohen, poshtërohen dhe detyrohen të punojnë me pagesë të vogël ose aspak.

Dame Sara Thornton, ish-komisionerja kundër skllavërisë dyshon se ka “nënraportim të konsiderueshëm” të robërisë shtëpiake.

Tani, pjesërisht falë Aktit të Skllavërisë Moderne të Theresa May-t, nëse një shkollë ose mësues shënon një rast të mundshëm trafikimi tek shërbimet sociale të fëmijëve, ata duhet jo vetëm t’ia referojnë Ministrisë së Brendshme, por edhe policisë.

Andreë Wallis, i organizatës bamirëse kundër skllavërisë Unseen, i tha Times Radio: “Historia e tij [Farah] është vetëm një nga 5,468 fëmijët që u identifikuan në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar si viktima.”

Përktheu (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb