“Unë u përdhunova kur isha 15 vjeç”. Kështu nis një nga dëshmitë e viktimave të dhunës seksuale që i shkruajnë këngëtarit Ermal Meta, pasi artisti ka mbajtur qëndrim në rrjetet sociale kundër përdhunuesve të Palermos. Ka qenë vetë kantautori që ka ndarë mesazhet që po merr në Instagram Stories. Mes komenteve është edhe ai i Elena Sofia Ricci, e cila rrëfen një episod që i ka ndodhur kur ishte fëmijë.

Postimi i polemikave
Ermal Meta ka nisur të marrë dëshmitë e viktimave të përdhunimit pasi shkroi në rrjetet sociale në orët e fundit: “Atje në burg, nëse shkoni ndonjëherë atje, uroj që secili prej jush ‘qenve’ të përfundoni nën 100 ujqër që të kuptoni se çfarë është përdhunimi”. Një frazë që ka ngjallur shumë polemika. Por më pas mbërritën mesazhet e para nga viktimat.

“Një e keqe e nevojshme”
Duke i ndarë me ndjekësit e tij, këngëtari shkroi: “E di që kam postuar gjëra që të lëndojnë, por është një e keqe e nevojshme, e vërtetë. Janë njerëz ata që më kanë shkruar, njerëz të vërtetë, nga një vend i vërtetë, me barra të vërteta që i bartin me vete në çdo moment të jetës. Provoni t’i lexoni. Kur të keni mbaruar të indinjuarit me fjalët e mia përpiquni të vendosemi në vendin e tyre. Pyes veten a do digjemi me të njëjtin pasion. Ky është vendi i vërtetë”.

Dëshmitë
Historitë e ndara nga Ermal Meta janë të gjitha anonime. Njëra thotë: “I dashur Ermal, më përdhunuan më 26 dhjetor 2000 – Pas 23 vitesh ende nuk mund t’ia rrëfej burrit, më vjen turp”. Një grua e përdhunuar nga xhaxhai i saj në moshën 5-vjeçare tha se “do të doja t’u thosha atyre që flasin, flasin, flasin se nuk është e lehtë të jetosh me një traumë të tillë, të lahesh derisa të të dalë gjaku nga lëkura sepse ndihesh pis është një tmerr”.

“Duhen forcim ligjesh”
Më pas është edhe dëshmia mallëngjyese e një gruaje, e cila tregon për shoqen e saj, e cila, pavarësisht bashkëshortit dhe vajzës së dashur, nuk mund të duronte më dhimbjen e madhe që lë përdhunimi. Një mëngjes, pasi e çoi vajzën në shkollë, ajo u kthye në shtëpi dhe u vetëvar. Ermal Meta shkroi: “Më duket e qartë se duhen ligje të rrepta për t’i bërë gratë që vuajnë nga abuzimi dhe ngacmimi të ndihen të afta të raportojnë pa asnjë hezitim, pa mosbesim dhe pa frikë. Nëse doni të më kryqëzoni për këtë, mos u lodhni duke më brohoritur sepse në kryq do të ngjitem vetë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Elena Sofia Ricci
Mes komenteve të postimit është edhe ai i aktores Elena Sofia Ricci, e cila shkruan: “Shpirti yt i bukur nuk mund të keqkuptohet. Në moshën 12-vjeçare u përpoqa të mbrohesha me një vizatim që kisha bërë, një fletë letre me ngjyra, nga abuzimi i një zotërie shumë të madh dhe shumë të vlerësuar, që e njihte mirë familjen time. Për këtë munda të flas vetëm pak vite më parë. Gjurmë që mbeten përgjithmonë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb