Manchester United fitoi 3-2 ndaj Liverpool, duke siguruar kualifikimin në Champions League. Pas sfidës, lojtari i United, autor i një goli, foli për mediat.
“Të rikthehemi në këtë mënyrë është meritë e lojtarëve dhe e trajnerit. Tani po shohim vetëm përpara dhe ende duhet ta mbyllim sezonin fuqishëm. Duam të vazhdojmë të fitojmë e të fitojmë.
Është e vështirë kur nuk luan futboll, por unë vazhdova të punoja fort. Michael erdhi dhe na dha sërish besim të gjithëve, jo vetëm mua. Ne duam të luftojmë për të dhe duam të vdesim për të në fushë”-u shpreh ai.
