Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës Çeke, Karel Urban, takim i cili përkon edhe me fillimin e Presidencës Çeke të Bashkimit Europian.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit bëri me dije se ambasadori çek ka bërë një prezantim të prioriteteve të Presidencës së vendit të tij në BE.

Meta ka theksuar gjithashtu edhe rëndësinë e çeljes së negociatave për vendintonë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të prisja në takim Ambasadorin e Republikës Çeke, Karel Urban me rastin e fillimit të Presidencës Çeke të Bashkimit Europian.

Më paraqiti përparësitë e vendit të tij në drejtimin e BE, të kushtëzuara në një pjesë të madhe edhe nga gjendja e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë.

Urova për sukses të plotë Presidencës Çeke të BE dhe theksova rëndësinë e zhbllokimit të ngërçit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për fillimin e procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një akt i qartë dhe i vendosur për perspektivën e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në familjen europiane, por edhe për forcimin e bashkëpunimit të vendeve të rajonit drejt perspektivës së përbashkët të anëtarësimit në BE.

294372580 595786181916621 3280363935845770377 N
294372580 595786181916621 3280363935845770377 N
294283627 595786235249949 1112821786413093977 N
294283627 595786235249949 1112821786413093977 N
294580092 595786128583293 5523620877709284465 N
294580092 595786128583293 5523620877709284465 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb