Andrew Bode, 44-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se është autori i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, mund të jetë larguar jashtë Shqipërisë.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se edhe pse zyrtarisht në sistemin TIMS ai rezulton se nuk është larguar nga vendi, mendohet se mund të ketë ikur në mënyrë ilegale.

Kujtojmë se biznesmeni 44-vjeçar u shpall në kërkim menjëherë pas arrestimit të Albano Velo, 30 vjeç, nën dyshimet se ai ishte organizator i atentatit të vrasjes së Papës ndërsa Bode ekzekutor. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe që mendohet se lidhen me prishje të pazareve të drogës.

Po ashtu rezulton se Bode dhe Velo përveç se janë miq të afërt me njëri-tjetrin, kanë qenë po ashtu shokë të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikja, i cili u ekzekutuar me tritol në makinë në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: