Nga: Rezarta Pashallari*

TIRANE- Punonjësit e Tatimeve prej gati dy muajsh punojnë në informalitet. Me urdhra të brendshëm, 400 inspektorët janë në punë të shtunë e të diel, ndërsa punojnë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes ditët e javës, pa marrë asnjë lek shtesë për orët jashtë orarit dhe ato të ditëve të pushimit.

Situata në Tatime erdhi pas gropës së shkaktuar në mosrealizimin e mbledhjes së detyrimeve, lidhur ngushtë kjo situatë edhe me “hapjen e portave” në Dogana. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë dy urdhra të Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë, ku si krejt normal shkruhet se e shtuna dhe e diela janë ditë pune. Aktualisht Tatimet kanë kaluar çdo përcaktim ligjor për oraret shtesë dhe vetëm në 8 javë këta punonjës kanë 288 orë shtesë, të cilat, sipas projektligjit që është në diskutim, s’duhet të jenë më shumë se 200 orë në vit. Kështu, sipas llogaritjeve, në 5 ditë të javës, tatimorët punojnë 4 orë shtesë, që i bie për 5 ditë 20 orë, shtoji dhe të shtunë e të diel nga 8 orë, 36 në total në javë. Për 8 javë këta punonjës kanë 288 orë shtesë, duke tejkaluar çdo normë.

Vetëm pak kohë më parë Qeveria miratoi ndryshimet në Kodin e Punës, ku punëdhënësi ka të drejtën t’i kërkojë punëmarrësit deri në 200 orë shtesë në vit, ndërsa projektligji po diskutohet në komisione. Nën zë, punonjësit e Tatimeve shprehen se në mosrespektim të Kodit aktual të Punës dhe statusit të nëpunësit civil që kanë mbi 80 për qind e tyre, po shkelen të drejtat e sanksionuara me ligj. Sigurisht që, në këtë situatë, askush nuk guxon të flasë.

Pasaporta greke e Pirro Vengut, drejtorit të kabinetit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe thirrja që i erdhi atij nga shteti fqinj për ushtar shkaktoi dje debate në Komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme. Nënkryetari demokrat i këtij komisioni, Aldo Bumçi e quajti këtë “skandal”. “Nëse është i vërtetë ky fakt – është shprehur Bumçi – atëherë jemi përpara një skandali, pasi nuk mundet kurrsesi një person që ka në dorë të gjitha dokumentet e një ministrie, të bëhet ushtar i një vendi tjetër”. Për këtë ai kërkoi sqarime nga zv/ministri i Jashtëm, Selim Belortaja, i cili ishte thirrur për raportim në Komision. Bumçi shkoi më tej kur tha se nëse lajmi është i vërtetë, ministri Bushati duhet të japë dorëheqjen. Sipas tij, kjo është e tmerrshme, përsa kohë nuk ka pasur një reagim zyrtar. Më pas, mes deputetëve kanë shpërthyer batutat që kanë përfshirë edhe dy kryetarët e partive të mëdha. “Se mos ju thërrasin Lulin t’ua kthejnë ushtar në Holandë, more….”, është shprehur deputeti socialist, Namik Dokle. Mirëpo deputeti demokrat, Bumçi ka ngritur më shumë shqetësimin për faktin se përmes shefit të kabinetit të ministrit të Jashtëm kalon i gjithë materiali konfidencial dhe si mund të jetë ai ushtar i vendi tjetër. “Të jesh ushtar do të thotë të jesh në mbrojtje të vendit deri në flijim”, – tha Bumçi. Ndërsa zv/ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja u shpreh se Pirro Vnegu nuk ka ikur ushtar. “Edhe vetë personi i përmendur është duke e verifikuar se çfarë ka mbrapa situatës së vet, sepse ai thotë në dijeninë time në një takim që bëra unë te shkallët me të, që ‘unë vetë e kam marrë një ngacmim, një njoftim dikur dhe e kam refuzuar kategorikisht’”. Por, Bumçi ka këmbëngulur, duke thënë se kjo çështje ka të bëjë me ministrin Bushati, ndaj kërkoi dorëheqjen e tij. “Kur të shkojë ushtar, ai s’do të jetë më shef kabineti. Bashkë me Lulin do ta bëjë ushtrinë nëpër Evropë”, tha më pas Dokle, duke vijuar ironinë dhe batutën. Pas Dokles, edhe deputeti Kastriot Islami vijoi: “Po Rama e ka bërë ushtrinë në Francë?”. Mirëpo deputeti Dokle e ka cilësuar këtë si një diskutim pa kuptim.

(ma.ar/BalkanWeb/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: