Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka deklaruar se uria do të prekë edhe 40 deri në 50 milionë njerëz të tjerë. Ai ka sqaruar se kjo do të ndodhë për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe jo sanksioneve të Perëndimit.

Ai tha se në Berlin, ku në prag të takimit të G7 po mbahet një konferencë për krizën globale të ushqimit.

“Nuk ka arsye të tjera veçse politike për bllokadën ruse të Ukrainës dhe, në shumë raste, refuzimin e Rusisë për të eksportuar drithërat e saj”, tha Blinken në një konferencë për shtyp me Ministren e Jashtme gjermane Analen Berbock.

Burbock i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të shtojë përpjekjet për të luftuar përkeqësimin e urisë në shumë pjesë të botës dhe i quajti lëvizjet e Rusisë një luftë “cinike” dhe ndoshta destabilizuese ndaj drithërave, raporton Al Jazeera Balkans.

Ajo tha se Rusia me vetëdije po e përdor urinë si armë lufte dhe se e gjithë bota po mbahet peng dhe, siç tha ajo, kërcënohet nga një “cunami urie” për disa vende.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: