TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas lajmit se është arrestuar i riu që ka urinuar në Kryeministri.

Manjani me ironi thotë se pas këtij super operacioni të policisë, pritet që Holanda të anulojë vendimin për të bllokuar vizat për shqiptarët.

Statusi i Ylli Manjanit:

Hajde lajm hajdeeee!

Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria.

Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua…

Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!

Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Hollanda, pas këtij super operacioni policor.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb