Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama në lidhje me dhënien e nënshtetësisë ndaj futbollistit afrikan të FK Tirana.

Sipas Blushit, kryeministri është autor i sulmeve antikombëtare që i bëhen këtij ekipi. Blushi thotë ndër të tjera se ora e përballjes po vjen.

STATUSI I PLOTË

Nuk kishim asnjë dyshim!
Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të FK Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.
Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.
Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu!
ORA E PËRBALLJES PO AFRON!
Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb