Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë ka deklaruar se është e alarmuar nga raportimet që vijnë nga Polonia.

“E alarmuar nga raportime për një shpërthim në Poloni, pas një sulmi masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës. Shpreh ngushëllimet e mia dhe mesazhin tim më të fortë të mbështetjes dhe solidaritetit me Poloninë dhe miqtë tanë ukrainas. Po monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në kontakt me aleatët tanë”, shkruan ajo në një postim në Twitter.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: