Cristiano Ronaldo ka dërguar një aeroplan të mbushur plot me sende kujdesi për viktimat e tërmetit shkatërrues në Siri dhe Turqi. Më shumë se 47,000 njerëz kanë vdekur dhe pesë milionë kanë mbetur të pastrehë pasi dhjetë qytete u goditën nga fatkeqësia më e keqe në 100 vjet.

Ronaldo, 38 vjeç, ka ndihmuar tashmë në mbledhjen e parave për viktimat e tërmetit përmes ish-shokut të tij të skuadrës në Juventus, Merih Demiral. Lojtari turk nxori në ankand një fanellë të Juventus-it të nënshkruar nga Ronaldo për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve.

Por pesë herë fituesi i Topit të Artë dhe i Champions League ka rritur mbështetjen e tij, duke dërguar një aeroplan me furnizime për viktimat. Legjenda e Portugalisë ka paguar për tenda, pako ushqimore, jastëkë dhe batanije, shtretër, ushqim për fëmijë dhe qumësht dhe furnizime mjekësore për të ndihmuar përpjekjet humanitare.

Nuk është hera e parë që Ronaldo fut dorën në xhep. Ronaldo dikur pagoi 69,000 £ për të paguar një operacionin në tru të një fëmije. Ai gjithashtu dhuroi 137,000 £ për të ndihmuar në financimin e një qendre kundër kancerit në vendlindjen e tij, Portugalinë.

Ronaldo gjithashtu dhuroi 1 milion sterlina për spitalet portugeze gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit. Së fundmi, Ronaldo përshëndeti një djalë të ri sirian, i cili tha se ishte ëndrra e tij të takonte ish-sulmuesin e Real Madridit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb