Tregu i burimeve të proteinave me bazë bimore u rrit me 28 % vitin e kaluar, që është më shumë se 600 milionë PLN (139,9 milionë euro), sipas gazetës së përditshme polake, e kushtuar biznesit dhe çështjeve ekonomike, “Puls Biznesu”.

“Edhe pse dieta polake, tradicionalisht, është e rëndë, me mish, e ardhmja është vegjetariane”, shkruhet në gazetë.

Duke cituar rezultatet e studimit të saj, e përditshmja tha se në 2035 “një e dhjeta e çdo racioni proteinash do të vijë nga burime bimore alternative dhe 90 % e gatimeve më të njohura do të kenë homologë vegjetarianë”.

Sipas ekspertëve në bankën BNP Paribas, tregu polak i burimeve ushqimeve me bazë bimore është shumë i larmishëm, sepse është akoma relativisht i ri.

Të njëjtët ekspertë tregojnë se ekzistojnë dy faktorë kryesorë që kontribuojnë në rritjen e popullaritetit të produkteve bimore: shëndeti dhe mjedisi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb