Një numër i vogël ushtarësh britanikë nuk i janë bindur urdhrave të udhëheqësve dhe kanë ikur në Ukrainë për të luftuar. Kjo është konfirmuar nga ushtria britanike.

“Ushtarët mungojnë dhe mund të kenë shkuar në Ukrainë, për këtë ata mbajnë përgjegjësi personale”, tha një zëdhënës i ushtrisë në një deklaratë.
Më tej ata shtuan:

“Ne po i inkurajojmë në mënyrë aktive dhe fuqimisht që të kthehen në MB”,

Të gjithë personelit të shërbimit i ndalohet të udhëtojë në Ukrainë deri në një njoftim tjetër. Ky është urdhër i prerë i eprorëve britanikë. Kujtojmë se Ukraina ka krijuar një njësi speciale të quajtur legjioni i ndërkombëtarëve. Në to përfshihen trupa mercenare, që i janë bashkuar luftës kundër pushtuesit rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: