Ushtarët rusë të vdekur po digjen në territorin e aneksuar të Krimesë, sipas ushtrisë së Ukrainës.

Një krematorium lokal në fshatin Krazna Zorka është duke u përdorur, me një “linjë të vazhdueshme automjetesh ushtarake” deri në 10 kamionë jashtë që transportonin ushtarë dhe mercenarë të vdekur, tha Shtabi i Përgjithshëm.

Ai tha se Rusia po synon “të fshehë numrin e të vdekurve”.

Gjatë fundjavës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia ka të ngjarë të ketë pësuar shkallën më të lartë të viktimave gjatë dy javëve të fundit që nga java e parë e pushtimit.

“Mesatarja për shtatë ditët e fundit ishte 824 viktima në ditë, mbi katërfishin e normës së raportuar në periudhën qershor-korrik 2022”, tha MM.

Betejat më të ashpra janë aktualisht rreth qyteteve Bakhmut dhe Vuhledar në lindje të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: