Një çift ukrainas që u takuan për herë të parë gjatë luftës së vitit 2015 në vend, kanë vendosur të martohen para se të përballen me trupat ruse në periferi të Kievit . Çifti, i cili u takua për herë të parë gjatë luftës në Donbas shtatë vjet më parë, u fotografuan në ceremoninë e mbajtur në një spital në Brovary më herët sot.

Ushtarët filluan lidhjen e tyre në vitin 2022 kur u ritakuan rastësisht gjatë pushtimit rus të Ukrainës .
“Ka një kohë të vështirë përpara nesh, kështu që vendosëm ta bëjmë tani”, tha nusja ndërsa komandati  ushtarak dhe mjeku Yevgeny drejtojnë ceremoninë për çiftin. Emrat e çiftit nuk bëhen të ditur për arsye sigurie.

Në ndërtesë kryen gjithashtu shërbime për personelin tjetër ushtarak dhe mjekësor, si dhe për civilët.
Kjo është dasma e dytë e vijës së parë që zhvillohet në Ukrainë në javët e fundit.

Në fillim të këtij muaji, kryetari i bashkisë së Kievit vizitoi një çift të porsamartuar që u martuan në vijën e frontit, të veshur me uniformë ushtarake dhe nën serenadën e ushtarëve.
Videoja e shpërndarë në internet tregonte çiftin, Lesya dhe Valeriy, duke festuar dasmën pranë Kievit, ndërsa ish-boksieri kampion Vitali Klitschko i ofroi çiftit bekimet e tij dhe i jep nuses një puthje për fat.
Në një postim në Twitter, Klitschko ndau një video të ceremonisë, me dyshen të rrethuar nga duartrokitje, kamera dhe shokë ushtarë, duke thënë se “jeta vazhdon”.

Një video tregon çiftin duke buzëqeshur duke mbajtur lule teksa ushtarët e tjerë rreth tyre bërtasin “Lavdi Ukrainës!” në momentin e përzemërt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb