Dy shtetasve rusë iu ndalua hyrja në Chateau de Vincennes, një ish-kështjellë dhe rezidencë mbretërore në Parisit, sepse rojet “zbatuan pa dallim një rregull të vendosur në shkurt në lidhje me të gjitha instalimet ushtarake”, raporton AFP.

Gratë u ndaluan nga një roje teksa u përpoqën të hynin në vendin historik muajin e kaluar dhe u kërkuan të tregonin pasaportat e tyre nga një roje përpara se t’u thuhej se nuk mund të hynin.

Ministria e mbrojtjes në Francë konfirmoi më vonë për AFP se kishte “kufizuar aksesin në instalimet ushtarake për shtetasit rusë” për shkak të pushtimit.

Megjithatë, ministria tha më vonë se rojet në fakt kishin “zbatuar pa dallim një rregull të vendosur në shkurt në lidhje me të gjitha instalimet ushtarake”.

“Ky rregull nuk mund të zbatohet në të njëjtën mënyrë për vendet strategjike dhe për vendet e aksesueshme për publikun, si muzetë,” shtoi një zëdhënës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: