Trupat izraelite njoftuan pushtimin e një mali strategjik në majë të të cilit ndodhet një kështjellë e ndërtuar nga kryqtarët në Libanin jugor ne shekullin e 12, në inkursionin e tyre më të thellë në vend në më shumë se një çerek shekulli, duke u mburrur për vendosjen e flamurit izraelit në fortesën mesjetare të Beaufort. Kapja e Beaufort pranë qytetit të Nabatiyeh erdhi pas ditësh luftimesh intensive dhe sulmesh ajrore në fshatrat aty pranë, ku trupat izraelite luftuan kundër anëtarëve të Hezbollahut në zonën e thyer.

Kapja e kështjellës shënon një fitore të madhe për Izraelin që nga fillimi i luftës së fundit Izrael-Hezbollah në fillim të marsit dhe ndërsa të dy vendet zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Uashington. Sulmi izraelit erdhi pavarësisht një armëpushimi nominal që ka qenë në fuqi që nga 17 prilli. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, duke reaguar permes nje postimi ne rrjetin social x mjoftoi se trupat izraelite kishin ngritur flamurin izraelit mbi kështjellë. “Dyzet e katër vjet pas Betejës heroike të Beaufortit, dhe në këtë ditë që përkujton ushtarët që ranë në Luftën e Parë të Libanit (1982), trupat tona janë rikthyer në majën e Beaufortit dhe kanë ngritur përsëri flamurin izraelit atje”, njoftoi Katz në kanalin e tij në Telegram.

Trupat izraelite më parë e kishin pushtuar kështjellën në vitin 1982 dhe e kishin mbajtur atë deri sa u tërhoqën nga Libani në vitin 2000. Ushtria izraelite tha në një deklaratë se nisi një operacion disa ditë më parë në Beaufort Ridge dhe luginën Suluki më në jug me qëllim çmontimin e infrastrukturës së Hezbollahut dhe heqjen e “kërcënimeve të drejtpërdrejta për civilët izraelitë”. Gjithashtu të dielën, ushtria izraelite paralajmëroi civilët libanezë që jetojnë në jug të lumit Zahrani të evakuohen nga rajoni, duke paralajmëruar se po intensifikonte operacionet kundër Hezbollahut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb