Ushtria izraelite i bëri thirrje popullsisë që të evakuojë menjëherë tre porte në Jemen, një prelud i sulmeve ndaj infrastrukturës nga rebelët Huthi, të cilët qëllojnë rregullisht me raketa Izraelin në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës.
“Për shkak të përdorimit të porteve detare nga regjimi terrorist Huthi, ne u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të pranishëm” në portet e Ras Issa, Hodeidah dhe Al-Salif “që t’i evakuojnë menjëherë ato për sigurinë e tyre”, shkroi koloneli Avichai Andrai, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, në një mesazh në arabisht të postuar në platformat X dhe Telegram.
Rebelët Huthi, të cilët janë të afërt me Iranin, dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme që nga 7 tetori 2023, pasi organizata jemenase është zotuar të shënjestrojë Izraelin, duke pretenduar se mbështet palestinezët në Gaza gjatë luftës me Izraelin.