ALEPO-Ushtria ruse njoftoi sot krijimin e një korridori të katërt humanitar rreth qytetit sirian të rrethuar të Alepos, përveç tre korridoreve ekzistues që kanë mundësuar largimin e 169 civilëve dhe dorëzimin e 69 luftëtarëve.

“Katër korridorë të tjerë humanitarë janë krijuar aktualisht pranë pikave dalëse të krijuara nga popullsia civile e lagjeve të kontrolluara nga luftëtarët”, njofton gjneral-lejtnant Serguei Çvarkov, në një komunikatë.

Të enjten, ushtria ruse njoftoi fillimin e një operacioni humanitar të shkallës së gjerë bashkë me forcat qeveritare që kanë rrethuar Alepon, qyteti i dytë më i madh në vend dhe një nga pikat kryesore të luftës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: