NEW YORK- Revista prestigjioze amerikan V Magazine i ka kushtuar një editorial ekskluziv këngëtares kosovare Era Istrefi, motrës së Nora Istrefit.

Pak ka këngëtare shqiptare nga Kosova e Shqipëria të cilët kanë arritur që të dalin nëpër revistat amerikane. Por, ja që tanimë kemi thyer barrierën e parë. Është këngëtarja Era Istrefi e cila ka marrë vëmendjen e njërës nga revistat më prestigjioze në Amerikë, V Magazine.

Duke e cilësuar si Rihanna shqiptare, V Magazine thotë se Era po tenton të bëhet e njohur edhe në Neë York, ndërsa nuk ngurojnë të parashikojnë një të ardhme të ndritur për të. Fotot që shoqërojnë editorialin janë bërë nga Fadil Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: