Studiuesi Auron Tare, në një postim të shpërndarë në Facebook, ka njoftuar zhvillimin e një eventi që nuk duhet humbur, i cili do të mbahet në Leskovik.

Në 2 korrik, në orën 20:00, në sheshin e Rrapit të Leskovikut, do të bëhet një prezantim i Muzikës së Leskovikut, përmes pllakave të vjetra të Gramafonëve, gjetur ndër vite nga muzikologu i njohur amerikan Christopher King.

 

Statusi i plotë:

“VAJTIMET e Epirit”
2 Korrik ora 20.00 sheshi i Rrapit te Leskovikut
Nje prezantim i Muzikes se Leskovikut nepermjet pllakave te vjetra te Gramafoneve gjetur nder vite nga muzikologu i njohur amerikan Christopher King. Fitues i Cmimit “Grammy Awards” King ka shkruar nje seri artikujsh, librash dhe disqe te masterizuara mbi historine dhe magjine e muzikes se Epirit. Nje nga menyrat me te vjetra ne Europe te formave te ndryshme muzikore ne vecanti ato te Vajtimeve.
Per me shume mos humbisni nje prezantim unikal si dhe rastin per te vizituar zonen e Leskovikut dhe provuar veren qe kjo zone prodhon prej shekujsh.
Foto S.M
Muzika ne video nga Aleksi Zumba nje muzikan i pa njohur nga Policani i Gjirokastres. Pllaka e regjistruar nga Ajdin Leskoviku ne Detroi ne vitet 1930.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: