E gjithë Mbretëria e Bashkuar është në zi. Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth ka prekur edhe yllin portugez, C.Ronaldo.

Sulmuesi i Man.United ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale duke shprehur vlerësimin e tij për këtë figurë:

Capture
Capture

“Shtatë vitet e karrierës sime u luajtën në Premier League, duke e bërë këtë sezonin tim të 8-të që jetoj në Angli. Gjatë gjithë këtyre viteve, kam ndjerë dashurinë e përjetshme të Mbretërisë së Bashkuar për Mbretëreshën e saj, dhe sa e rëndësishme ishte dhe do të jetë përgjithmonë Madhëria e saj për popullin britanik. I kushtoj respekt kujtimit të saj dhe vajtoj për këtë humbje të pazëvendësueshme për vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Familjen Mbretërore”, shkruan Ronaldo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: