Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në plazhin e Golemit. Një vajzë ka dalë nudo në plazh, ndërsa qindra pushues janë habitur nga ky veprim.
Sipas dëshmitarëve, një çift ka marrë një shazllon si gjithë qytetarët e tjerë, por habia ka ndodhur kur vajza pasi është zhveshur, nuk ka pasur asgjë sipër, ndërsa ka qëndruar topless gjatë gjithë kohës.
Këto dukuri po shtohen çdo ditë e më tepër në Shqipëri, mbase ka ardhur koha që edhe në vendin tonë të ketë plazhe nudo.
(d.d/BalkanWeb)
