Bajza e Bill Gates do të martohet. Jennifer Gates, 23 vjec, ka njoftuar me një foto në Instagram fejesën e saj me milionerin egjiptian dhe kampionin e kalërimit Nayer Nassa.’Nayer je unik. Javën e shkuar me bërë të humb mendjen, duke më habitur në vendin më sinjifikativ të një prej shumë pasioneve tona të përbashkëta’, ka shkruar vajza e madhe e themeluesit të Microsoft, duke postuar një foto të tyre në dëborë. ‘Mezi pres të kaloj pjesën tjetër të jetës tonë duke mësuar, duke rritur, duke qeshur së bashku’, ka shtuar.

’Ndjehem njeriu më me fat dhe më i lumtur në botë- ka shkruar ai gjithmonë në Instagram- Jenn je gjithçka që mund të kisha imagjinuar dhe shumë më tepër. Mezi pres tani të vazhdojmë të rritemi së bashku në këtë udhëtim që quhet jetë dhe nuk mund ta imagjinoj më jetën time pa ty’. Të dy kanë frekuentuar Stanford University dhe ndajnë bashkë dashurinë për kalërimin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb