Një nga dyshimet më të mëdha sa i përket rinisjes së futbollit ka të bëjë me pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse një lojtar ose familjar i tij rezulton pozitiv me Covid-19. Duhet ndërprerë ose jo kampionati? Përgjigja si gjithmonë vjen nga Gjermania, e para në Europë, që duke nisur nga kjo e shtunë rikthen kampionatin në fushë. Sulmuesi i Werder Bremen, Claudio Pizarro është i detyruar në futet në karantinë, pasi vajza e tij është infektuar nga Covid-19.

3euj 0336jg Lo
3euj 0336jg Lo

“Nuk ka rreziqe për ekipin dhe stafin tonë. Procedura tregon se protokolli mjekësor funksionon, personat e infektuar mund të identifikohen në një fazë të hershme dhe për këtë arsye merren masat e nevojshme”, ka bërë të ditur drejtori sportiv i Werder, Frank Baumann. Pizarro ka rezultuar negativ, por sipas protokollit duhet të kalojë periudhën 2-javore të karantinës, ndërsa skuadra e tij do të zbresë në fushë normalisht për sfidën e parë pas ndërprerjes së kampionatit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb