Në studion e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ishin të ftuar dy bamirësit që dhuruan shtëpi për Edlirën dhe dy fëmijët e saj. Ata janë nga Kosova por jetojnë në Zvicër dhe punojnë së bashku, bashkarisht i ndryshuan jetët edhe familjes Alimetaj në Berat.

Ata janë Astrit Shabani dhe Arianit Hyseni.

Astriti: si shqiptarë në emigrim ne kemi ndoshta kushte me te mira, ne gjithmonë e ndjekim emisionin.

Emisioni na prek gjithmonë kur e shikojmë, mua vetë  personalisht më pikëllon. Gjithnjë kam dashur që të ndihmoj një familje në Shqipëri.

Për arsye se Shqipëria është e jona, ne jemi një komb. Në vitin 1999 gjatë luftës ne shqiptarët e Kosovës, na kanë pritur si vëllezër.  Kam dashur shumë edhe për këtë arsye ta bëj një bamirësi në Shqipëri. Unë kam tre fëmijë dy vajza dhe një djalë.

Elvisi: Astriti dhe Arianiti kanë ngul këmbë që të ndihmojnë një familje. Astriti dhe Arianiti e kishin ndarë mendjen që të bënin një bamirësi. Ne u takuam kur ishim në Zvicër, atje i vumë vulën të ndihmonim një familje jetime. Mundësisht ata donin që të ndihmonin një familje me jetimë.  Arianiti ka lindur ne Zvicër, më bëri shumë përshtypje. Ai thotë se shqiptarinë e do shumë…

Arianiti: shqipen nuk e kam harruar, prindërit na kanë mësuar gjuhën shqipe dhe shqiptarinë. Edhe unë kur të jëm prind do ua kaloj shqiptarinë fëmijëve të mi.

Astriti: ne punojmë bashkë me Arianitin, ai po bënte pagesën me kartë krediti kur ai tha përse nuk po bëjmë diçka bashke ta ndihmojme bashkë. Për Alkidin, Arianiti ka bërë një pagese prej 10.000 euro.

Elvisi: kur isha në Zvicër unë e përqafova dhe e falenderova Arianitin për kontributin e dhënë.

Arianiti: e kam ndjekur që prej emisionit të parë, kam qarë videot ua shpërndaj gjithë miqve dhe familjeve, jam shumë krenar që jam këtu ulur sot me ju.

Në studio stafi kishte përgatitur një surprizë të këndshme për Astritin. Përmes Skype-it, dy vajzat e tij i thanë live sesa krenare ishin për bamirësinë që ai kishte bërë

Vajzat: na ka bërë shumë krenare fakti që babi ynë në Shqipëri ka ndihmuar fëmijët jetimë në Berat

E kemi një mesazh për babin tonë, ne kemi pasur dëshirë të ishim atje, ne jemi krenare që na ka rritur me traditën dhe gjuhen shqipe. Kemi vendosur qe te dhurojmë një pjese të pagave  për emisionin. Mezi presim të vijmë në vere dhe ti takojmë ata fëmije të mrekullueshëm.

Astriti: jam krenar për ju, ju përshëndes!

Elvisi: babai dhe vëllai tjetër i Arianitit do të jenë në studio, por vetë ai nuk e di.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb