Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është diskutuar çështja e vaksinimit me një dozë ose aplikimi i çdo doze tek vetëm një person pa krijuar stok për dozat e dyta.

Eugena Tomini konfirmon se Shqipëria vijon me strategjinë e dy dozave, aplikimi i të cilave në hark kohor shkon nga 21 deri në 28 ditë, por deri tani me dozat që disponon Shqipëria nuk është krijuar stok.

Më skeptik ka qenë mjeku Ilir Alimehmeti  i cili thotë se është eksperiment i guximshëm, pasi nuk është testuar.  Sipas tij me vetëm një dozë mund të ulet efektiviteti i vaksinës, prandaj më mirë do të ishte të sigurohej kjo e fundit.

Mjeku Artan Koni ndërkohë kërkon që çdo dozë vaksine të aplikohet tek një person, ndërkohë mos krijohen stoqe vaksinash për dozën e dytë pas tre javësh.

DEBATI NË REAL STORY

EUGENA TOMINI: Aplikimi i dozës së parë të vaksinës, kemi një nxitje antikorpale në ditë e 10-të de 14-të. Sigurisht është mplakja e popullsisë, si në SHBA e Britani të Madhe. Sigurisht janë kritere që i favorizon aplikimi i një doze. Shqipëria vijon me dy doza, në harkun kohor të 21 apo 28 ditë. Plani afatgjatë është me 14 muaj, më optimali. Shpresojmë ta arrijmë.

ILIR ALIMEHMETI: Eksperiment i guximshëm, që nuk është testuar. I besojmë evidencës. Në fakt njëfarë efekti presim ta ketë tek doza e parë, e pritshme por jo e testuar. Vetë prodhuesit e Pfizer thanë që nuk kemi informacion çndodh në këtë situatë. Nga krahu tjetër, bën sens deri diku që Anglia të thotë ok po e bëj, por ka përqindje të lartë të popullatës.

Kjo nuk e jep efektin masiv. Tjetër është të vaksinosh 60% të popullsisë. Më mirë të bësh kalendarin, ose efekti humbet.

Aman, kemi një studim në Neë York, që ata që e kanë kaluar, dhe s’e dinë që e kanë kaluar bëjnë përgjigje antikorpale të menjëhershme.  Kemi dhe një moment që ka filluar tani të studiohet. Çfarë ndodh, hidhet tek koshi i evidencave që duhet të diskutojmë.

Tjetër diskutim ky, ku në mungesë globale vaksinash, prioritizimi shkon sipas moshave dhe situatës serologjike. Pra ku është situata. Arrihet efektiviteti. Kjo ecën tek logjika, sikur një familje nuk ka çfarë të hajë, çfarë bën prindëri, prioritet mban fëmijën. Kjo është logjika e Science. Pra, mund të diskutojmë të gjitha këto. Po s’mund të diskutojmë fazat klinike. Zonë e panjohur, gjysëm errësirë. Situata është e tillë. Izraeli na tregoi se eci me një dozë, dhe pati rënie direkte.

ARTAN KONI: Besoj se duhet bërë ajo që thotë Fauci. Nuk duhet pritur. Ajo që thotë Fauci. Thotë që sa kemi vaksina t’ia bëjmë një njeriu. Edhe në Shqipëri le t’ia bëjmë një njeriu, kurse në fund të shkurtit vijnë të tjerat. Dhe e bëjnë të dytën. Vijnë për shembull 1 mijë vaksina, 500 i ruajmë për pas 3 javësh. I bëjmë dozën 500 njerëzve.

EUGENA TOMINI: Nuk ka nevojë të mbahet stok. Po zbatojmë protokollin. Kanë diskutuar për aplikimin. Jo vetëm me një dozë. Ka nisur vaksinimi, ka filluar aplikimi i dozës së dytë. Si mund të krijosh stok me 1 mijë e 170 doza, ndërsa deklarojmë se në shkurt vjen sasia e planifikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb