NJVKSH Sarandë bën me dije se në 9 qendrat shëndetësore, 224 persona të moshave mbi 70 vjeç u vaksinuan ditën e diel me vaksinën kineze “Sinovac”.

Ndërkohë nga NJVKSH Delvinë mësuam se, në 4 qendrat shëndetësore, ndërsa procesi i vaksinimit ka vijuar sipas çdo rregulli dhe pa asnjë problem, të dielën u vaksinuan 160 persona mbi 70 vjeç. Vaksinimet vijojnë dhe gjatë ditës së sotme dhe në ditët e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb