Vala e Covid-19 që po prek Kinën ka bërë që Japonia të vendosë masa shtesë të kontrollit kufitar për ata që vijnë nga vendi fqinj.

Këtë e bëri të ditur kryeministri japonez Fumio Kishida.

Ai ka shpjeguar se nga e shtuna vizitorët nga Kina do të duhet të paraqesin një tampon negativ përpara se të nisen për në Japoni, dhe më pas t’i nënshtrohen një testi të mëtejshëm pas mbërritjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb