TIRANE – Në fund të muajit shtator, stilisti i njohur Valdrin Sahiti kurorëzoi në martesë lidhjen e gjatë të dashurisë me Edita Ramadanin. Ndryshe nga të gjitha dasmat e personazheve të njohur të këtij viti, me qindra të ftuar dhe me vëmendjen e të gjithëve, për Valdrinin dhe Editën nuk ishte parashikuar të ndodhte kështu.

I velur nga eventet madhështore, nga të ftuarit e shumtë, nga zhurma e madhe mediatike, Valdrini dëshironte që, të paktën, ditën e tij më bukur ta kishte për veten dhe për njërëzit e tij më të dashur. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që u nis drej Las Vegasit.

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, stilisti i njohur i personazheve publikë, rrëfeu disa prej projekteve të tij të fundit në fushën e modës, sfilatat dhe koleksionet që ka nëpër duar, por po ashtu, edhe për statusin e ri që gëzon prej disa javësh.

Ideja e dasmës për mua është të ndihem unë mirë, pastaj njerëzit e tjerë”, – tregon Valdrini. Por dasma me shumë njerëz dhe shumë rrëmujë i krijonte panik: “Unë doja të ndihesha mirë, me njerëz të afërt, pa stresin kush do vijë, kush nuk do vijë, si po ulen, si po shkon, jam lodhur nga organizimet e shumta, ishte stresuese kur e mendoja.”
Dhe kështu u vendos. Gjithçka do të ishte private, shumë private. Vetëm familja dhe miku i tij i ngushtë. U nisën drejt Las Vegasit; nusja, dhëndri, vëllezërit e tij me bashkëshortet e tyre dhe miku i tij i ngushtë. Kaq! Gjithsej 8 persona.
I pyetur nga Rudina pse zgjodhi pikërisht këtë qytet, Valdrini tha se nga ky vend kishte kujtime shumë të bukura martesash: “Para 5-6 viteve isha me shoqërinë në Las Vegas.
Miku im Alaudini bëri një ricelebrim të një martese dhe më ka bërë përshtypje si një vend që nuk ka shumë procedura për martesën. Në Las Vegas, të gjitha bizneset, hotelet kanë këndin e tyre të celebrimit të dasmave dhe aty të ofrohen shumë gjëra bashkë, edhe ushqimi, edhe qejfi… Dhe thashë “ok, ta kemi një javë me vëllezërit, me rrethin më të ngushtë. Dasma gjithsej me 8 vetë…”
