TIRANE- Valer Kolnikaj ka realizuar një set fotosh. Ashtu siç bën zhurmë zakonisht duke sjellë gjëra të veçanta dhe të rralla në vendin tonë, Valeri në këto fotografi pozoi nudo, me pjesët intime të mbuluara nga këngëtarja Barbana Dini.

Valeri tha se fotografitë janë të realizuara nga Artur Hoxhaj, për koleksionin e ri të stilistit Altin Mici, ndërsa pjesëmarrja e Barbanës ishte ide e tij pasi me këngëtaren janë miq prej kohësh.

Edhe pse fotografitë e ish-banorit të Big Brother Albania edhe më parë kanë qenë të komentuara, kjo nuk përbën aspak problem për të.

“Nuk dua t’ia di se çfarë komentohet pasi synimi im është i qartë. Jam model që ka përfaqësuar Shqipërinë në konkursin botëror “Best Model of The World”, në vitin 2011 në Bullgari dhe këto fotografi janë normale për profesionalizmin, nuk mund t’i bëjë kushdo”, tha Kolnikaj.

Pas suksesit në Big Brother Albania, Valerin e pamë edhe në “Dancing with the stars” dhe është ndër banorët e paktë që edhe pas kaq vitesh pjesëmarrje në shtëpinë më të madhe në Shqipëri vazhdon të jetë i pranishëm në media dhe mjaft i komentuar nga publiku shqiptar.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb