“Valsi” i pankinave humbi një protagonist ditën e djeshme, kur Xabi Alonso zyrtarizoi qëndrimin te Bayer Leverkusen. Gjithsesi, në Bundesligë priten disa ndryshime, teksa vëmendja më e madhe është te Bayern Munich, që  me siguri do të ndajë rrugët me Thomas Tuchel.

Në bazë të asaj që shkruajë mediat, edhe Borussia Dortmund po mendon për një trajner të ri, duke u “divorcuar” kështu me Edin Terzic.

Sipas HITC, drejtuesit verdhezi sigurisht që janë të kënaqur me rrugëtimin në Champions League, ku  skuadra ka arritur deri në çerekfinale, aty ku do masë forcat me Atletico Madrid. Zhgënjimi është i madh në Bundesligë, ku diferenca prej 20 pikësh nga kryesuesit e Leverkusen ka futur në mendime drejtuesit.

Borussia Dortmund po i kushton vëmendje një trajneri.  Pasuesi i Terzic mund të jetë Arne Slot, “timonieri” që fitoi kampionatin me Feyenoord në Holandë vitin e kaluar. Në listë është edhe Franck Haise, ai që bërë mrekullinë me Lens në Champions League. Ekziston edhe opsioni Graham Potter, i cili mbahet mend për përvojën me Chelsean.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: