“Ndeshja kundër Crystal Palace është e rëndësishme. Duhet të fitojmë, është e rëndësishme kjo fitore sesa, për shembull, për Arsenalin ose Manchester Cityn, sepse ato janë katër pikë larg nesh”. Kështu ka deklaruar menaxheri i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal.

Ndeshja, e cila pritet të mbahet të mërkurën ndaj Crystal Palacet, për Van Gaal, nëse humbet do t’i shuante shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve. Djajtë e Kuq janë në pozitën e pestë të Premier Ligës, katër pikë pas Manchester Cityt dhe Arsenalit, derisa kanë mbetur pesë ndeshje për t’u zhvilluar.

Sakaq, Unitedi ka humbur një nga katër takimet e fundit, por Van Gaal shpreson që ekipi i tij të fitojë nesër për të mbajtur gjallë shpresat evropiane. Ndër të tjera menaxheri i Manchester Unitedit theksoi se gjatë ndeshjes së radhës lojtarët duhet të bëjë presion që të arrihet fitorja. “Duhet ta shikojmë veten, duhet të fitojmë, përndryshe nuk mund të afrohemi. Ata kanë katër pikë më shumë se ne. Ne varemi prej tyre, por duhet t’u bëjmë presion duke fituar”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: