I ftuar në emisionin “EUROMANIA” në News 24 me moderatoren Daljana Sejdia ishte trajneri i mirënjohur, Mirel Josa i cili analizoi Anglinë ndaj Danimarkës, por edhe finalen Itali-Angli:
“Tek rasti i penalltisë, duhet të ishte ndërprerë loja që më përpara. Ne kemi VAR-in duhej të ndërhynte dhe duhet të ishte anuluar. Për mua nuk ishte penallti. Kejn edhe tek Totenhemi me tërheqjen di të luajë shumë mirë, ai është shumë i saktë në pasim edhe me Stërling edhe me Sakanë.

Anglia ka dy mesfushorë të fortë të jashtëzakonshëm, ka një Herri Kejn në formë. Sa herë Kjaer shkonte markonte Kejnin, sulmuesi i Anglisë jepte probleme. Sistemi i lojës që Danimarka ka luajtur me 3 mbrojtësa e ka vendosur në vështirësi. Nuk është Anglia si Belgjika, sepse Anglia sesi luan me 4-2-3-1 është më elastike sesa Belgjika.

Belgët kanë qenë më standart me lëvizjet e Lukakut dhe të De Bryjne sepse këto ishin lojtarët kryesorë që i vendosnin në vështirësi ekipet kundërshtare. Italia duhet të dali tek moduli 4-1-4-1 dhe jo tek 4-3-3.

Spanja luajti me një sulmues fals si Dani Olmo, nuk kishte shpresë Enrike që Morata të fitonte duelet me Kielini-Bonuçin. Italia dhe Anglia kanë grupin. Të mbrosh është aftësi, edhe Anglia kur ishte në avantazh ndaj Danimarkës mbrojti për rezultatin.

Anglia ka gjendje fizike të jashtëzakonshme. Italia ka një avantazh se Anglia luajti për 120 minuta dhe se Italia ka një ditë më shumë pushim se kundërshtari.”, përfundoi Mirel Josa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb