Varianti Omircon i COVID-19 me gjasë do të përhapet në të gjithë botën.

Kështu paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë. Më tej, ato theksojnë se ky variant i virusit do të jetë më agresiv, në vendet që kanë mbulesë të ulët vaksinale.

“Omicron ka një numër të paparë mutacionesh në pikën e tij të proteinave, disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e tyre të mundshëm në rrjedhën e pandemisë,” paralajmëroi OBSH.

Dëri më tani, në të gjithë botën, nuk është raportuar asnjë vdekje që lidhet me variantin Omircon, megjithatë nevojiten kërkime të thelluara për të vlerësuar aftësinë e tij për të shmangur mbrotjen e foruar nga vaksinat dhe infeksionet e mëparshme.

“Rritja e rasteve, pavarësisht nga ashpërsia e tyre, mund të rrisë presionin në sistemet shëndetësore dhe mund të sjellë rritje të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. “Ndikimi në popullatat e cenueshme do të jetë i rëndësishëm, veçanërisht në vendet me mbulim të ulët vaksinimi “, tha OBSH.

OBSH u njoh me këtë variant për herë të parë më 24 nëntor, ku u regjistruan raste në Afrikën e Jugut. Në këtë shtet, janë shënuar raste të shumta me COVID-19.
OBSH-ja u informua për herë të parë për variantin e ri të koronavirusit më 24 nëntor nga autoritetet e Afrikës së Jugut, ku numri i rasteve me Covid-19 është rritur ndjeshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: