Shqipëria do të prezantohet në Bienalen e Venecias në një mënyrë të pazakontë dhe inovative. Kështu raporton ‘BIRN’.
Në vend që të prezantohet me arte vizuale, Shqipëria do të këndojë muzikë polifonike me katër grupe të ndryshme popullore nga Tirana, Himara, Fieri dhe Vlora.
Sipas gazetares Fatjona Mejdini, e veçanta është se tekstet e këngëve janë shkruar nga personalitete shqiptare dhe të huaj.
Organizatorët u kanë kërkuar disa muaj më parë dhjetë personaliteteve- poetë, shkrimtarë, arkitektë dhe artistë- të gjithë me eksperiencë në emigrim, që të shkruajnë tekste për emigrimin.

Mes atyre që ka shkruar tekst kënge është edhe ish-ministri i Financave në Greqi, Yanis Varoufakis.
Një prej kuratorëve të pavionit shqiptar, arkitekti amerikan Simon Battisti tha për BIRN se teksti i Varoufakis është shumë personal.
“Ai rrëfen në tekst historinë e tij të jetës jashtë shtëpisë, i ndarë prej të bijës, duke jetuar larg saj”.
Projekti shqiptar titullohet “Të kam lënë malin”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: