FRANCË-Ministri grek i Financave, Janis Varufakis theksoi sot se qeveria e tij nuk do të bënte premtime të rreme për të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës evropiane.

Ministri u shpreh në kuadër të një konference të organizuar në mjediset e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE), që ndodhet në kryeqytetin francez.

I pyetur mbi eksperiencën dhe reflektimeve pas disa muajve në qeveri, ministri përsëriti disa herë vullnetin e qeverisë së tij për të diskutuar me partnerët evropianë.

“Ne dëshirojmë të punojmë, ne dëshirojmë të ndryshojmë tonin e bisedës dhe të themi: djema, nuk do të nëshkruajmë asgjë për të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës”, deklaroi Varoufaqis.

“Ne nuk ju premtojmë asgjë për të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës”, nënvizoi ai.

Ai pranoi gjithashtu nevojën e Greqisë për të diskutuar për një listë reformash, duke ironizuar gjithashtu mbi rezonancën e kësaj fjale në Greqi: ”është si të përdorësh fjalën ‘demokraci’ në Irak”, theksoi ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb