ATHINË– Ish-ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, i cili u distancua dukshëm nga ”miku i tij”, ish-kryeministri, Aleksis Cipras, njoftoi sot se do të votonte për disidentët euroskeptikë të SYRIZA-s.

Ish-ministri theksoi se do të mbështeste listën e formacionit “Uniteti Popullor (LAE) ku bëjnë pjesë dy ish-kolegët e tij të qeverisë, të cilët u larguan nga e majta SYRIZA, Nadia Valavani dhe Kostas Isichos.

E para ishte ngarkuar me portofolin e fiskalitetit në Ministrinë e Financave që drejtohej nga Janis Varufaqis dhe i dyti ishte zëvendësministër i Mbrojtjes. Të dy i kthyen shpinën partisë së Aleksis Ciprasit kur ky i fundit nënshkroi planin e ndihmës në këmbim të masave të kërkuara Greqisë nga partnerët evropianë më 13 korrik.

Ata, ashtu si 25 deputetë disidentë të SYRIZA-s, iu bashkuan Unitetit Popullor të euroskeptikut Panayotis Lafazanis, i cili u nda me të majtën radikale.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: