Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nuk ka asnjë rol në Reformën në Drejtësi, duke shtuar se ka rol kryesor si falsifikator.

Vasili thekson Etilda Gjonaj ka rol si falsifikatore në këtë reformë.

Postimi i nënkryetarit të LSI Petrit Vasili:

Etilda zero rol ne Reformen ne Drejtesi, por rol kryesor si falsifikatore!

Etilda, pra Ministria e Drejtesise, ka zero rol ne Reformen ne Drejtesi.

Zero eshte roli i Ministrise se Drejtesise dhe ky zero rol eshte percaktuar qarte ne te gjitha ligjet e Reformes ne Drejtesi.

Keto ligje te cilet jane te shkruar ne shqip dhe Anglisht… mund ti lexojne pa problem edhe shqiptaret edhe nderkombetaret bile edhe ambasadoret…!!

Komisioni i Venecias ka qene asgjesues ne opinionin e tij per Reformen ne Drejtesi dhe kerkonte prere qe Ministria e Drejtesise te mos kishte asnje karrige ne qeverisjen e gjyqesorit dhe ne asnje nga institucionet e reja te gjyqesorit.

Ja çfare thoshte Komisioni i Venecias:

“Roli i ministrit të Drejtësisë në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor duhet të rishikohet, në mënyrë që të shmangë konfliktin e mundshëm të interesit.

Rregullimet duhet të rishqyrtohen për të hequr konfliktin e mundshëm të interesit.

Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore”, theksonte Komisioni i Venecias.

Ndersa si super falsifikatore ne funksion te rrembimit te Gjykates Kushtetuese Etilda ka vertet rol kryesor. Falsifikimet e saj jane jo vetem shume te renda,por njeherazi edhe shume te trasha.

Dokumentet flagrante te falsifikimit kriminal, per rrembimin e kompetencave te Presidentit per Gjykaten Kushtetuese, i njeh dhe i di edhe shqiptari me i fundit. Ndaj mbi Etilden rendojne 4 vepra penale, per te cilat ajo eshte e kallezuar ne SPAK.

Çdo alibi e mbeshtetje per falsifikatoren e qeverise ne emer te reformes ne drejtesi eshte asgjesimi i qellimit te vete reformes, per drejtesi te barabarte per te gjithe duke filluar nga ministri e deri tek qytetari me i thjeshte.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb