TIRANE- Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili, aktualisht kryetari i grupit parlamentar të kësaj force me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka reaguar lidhur me të dhënat e publikuara nga INSTAT. Vasili theksoi se shifrat e INSTAT tregojnë se ekonomia është në krizë.

“Kjo ecje e çoroditur, pa prioritete, është thjesht dhe vetëm agoni për ekonominë e vendit dhe ekonominë familjare të çdo shqiptari”, pohon Vasili.

MESAZHI I VASILIT
Instat tregon se pagat janë ulur me 2.1% dhe çmimet e mallrave të konsumit me 1.3%.
Këto janë shifra që tregojnë qartë një ekonomi në krizë, pa prioritete, që ecën përpara me ç’të bjerë dita dhe pa asnjë strategji zhvillimi afatgjatë, pra pa asnjë vizion.
Shkollëpakti, kryeministri ynë, na njofton përditë për dëgjesat e dëgjimeve të vetes, po s’thotë asgjë për ekonominë dhe ka të drejtë, pasi ekonominë e tij e ka në rregull….
Duhet Pakt Kombëtar për Ekonominë.
Kjo ecje e çoroditur, pa prioritete, është thjesht dhe vetëm agoni për ekonominë e vendit dhe ekonominë familjare të çdo shqiptari.
Ekonomia e Shqipërisë dhe zhvillimi i saj shumëvjeçar nuk mund të jenë pronë e një maxhorance, e cila mund të jete e paditur si kjo jona apo e lajthitur dhe e kapur, që nuk kupton, se është për të vajtuar kur thotë se ekonomia po rritet, kur ajo nuk prodhon asnjë gram mirëqenie për qytetarët.
Boll u tallët me ekonominë dhe me qytetarët.
Është tallje rrënuese kjo
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: