Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën politike në vend si dhe shumë çështje të tjera, siç është ajo e tërmetit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se Ramës nuk i mjaftoi një vit kohë për rikuperimin e pasojave të tërmetit.

Mes të tjerash Vasili theksoi se kryeministri nuk ka kohë kurrë për zgjidhje.

MESAZHI I VASILIT
Edi Rama nuk ka kohe!
Edi Rames nuk i mjaftoi nje vit kohe per rikuperimin e pasojave te termetit.
Edi Rames nuk i doli koha se te gjithe kete vit e perdori per te vjedhur vendçe duke miratuar dhjetra PPP miliardere ne Kuvendin Monist.
Edi Rames nuk i doli koha sepse e perdori kohen per te shembur Teatrin ne kulmin e pandemise dhe te Gjendjes se Jashtezakonshme per grabitur 250 milione euro.
Edi Rames nuk i doli koha se e perdori per te shkaterruar konsensusin per Reformen Zgjedhore dhe duke mbyllur cdo mundmesi per çeljen e Negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE.
Edi Rames nuk i doli koha se e perdori per te mbyllur qepenat e biznesit te vogel e mesem per te hedhur ne rruge te papune gati 100 mije te rinj me qellimin se ata do te iknin nga vendi per tia falur Shqiperine padroneve te Kuislingut Edi Rama.
Edi Rama s’ka kurre kohe per zgjidhje.
Edi Rama ka vetem Video per qytetaret.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb