Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ka informacion se do të ketë koalicione parazgjedhore.

Vasjarti tha se nuk përjashtohet që PD dhe LSI të shkojnë në zgjedhje me lista të përbashkëta.

“Do ketë koalicione para-zgjedhore e ai do jetë mes PD-së dhe LSI-së. Kam informacion për këtë gjë. Ky koalicion mes listave të përbashkëta nuk përjashtohet. Rama dhe Meta kanë konsumuar pa fund kriza institucionale. Kjo nuk është betejë për demokracinë, por është betejë mes dy individësh. Ndryshimet janë bërë në mënyrë të njëanshme.

Nëse ndryshimet nuk do të ishin të njëanshme, nuk do ndodhte kjo përplasje. Lulzim Basha është një hap përpara Metës, për shkak se PD është partia kryesore dhe LSI mund të mbijetojë vetëm duke bërë koalicion me Partinë Demokratike”, u shpreh Vasjari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb