Vatra të qëllimshme zjarri janë pikasur sërish në Dukat. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Enrik Mehmeti, i cili në një lidhje telefonike për ‘News24’ tha se kjo ka krijuar një vatër të madhe zjarri.

Situata është bërë edhe më e vështirë pasi flakët favorizohen të përhapen nga era. Aktualisht në terren vijon puna nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit në Karaburun.

Sipas Mehmetit, edhe në Gorishtë janë pikasur vatra zjarri të qëllimshme. Fatmirësisht zjarri që rrezikonte seriozisht Parkun Kombëtar të Llogarasë është vënë nën kontroll.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb