Vazhdon të rritet numri i viktimave në përballjet midis protestuesve palestinezë dhe ushtrisë izraelite përgjatë barrierës mbrojtëse të Gaza-s dhe shtetit hebraik. Sipas raportit të BBC, deri tani bilanci i përleshjeve ka arritur në 59 të vdekur dhe rreth 2800 të plagosur.

Sipas raportit të Amnesty International midis viktimave ka edhe minorenë. Duket se protestat do të vazhdojnë dhe se palestinezët nuk janë kaq entuziastë për hapjen e ambasadës sa Presidenti Donald Trump, i cili ka publikuar në Twitter se hapja e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem është një mundësi e madhe për Izraelin. Sot janë parashikuar protesta të tjera me rastin e 70-vjetorit të shtetit izraelit.

(e.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: