Rreth tetë mijë njerëz u mblodhën në Piazza Libertà në Trieste për protestën kundër Kalimit të Gjelbër. Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Policisë së Triestes. Për qytetin ky është një numër shumë i lartë, i dyti në dhjetë vitet e fundit pas një prej demonstratave të fundit të “No Green pass” dhe “No vax”, kur rreth 15 mijë njerëz marshuan në qendër të qytetit. Sot është marshimi i shtatë kundër kalimit të gjelbër.

Milo2

Protesta No Green pass u zhvilluan edhe në Torino dhe në Milano, e 16-ta radhazi me disa mijëra njerëz. Rreth orës 6 pasdite, një grup prej rreth 200 personash u përpoqën të arrinin në Piazza Unità d’Italia, duke shtyrë barrierat përpara në një përpjekje për të tërhequr policinë. Mirëpo, këta reaguan duke i zmbrapsur demonstruesit.

Milo3

Policia u akuzua për përdorimin e shkopinjve ku disa persona mbetën të plagosur. Demostruesit kanë hedhur edhe tavolina dhe karrige nga lokalet e zonës.

Milo5
Milo5

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb