Në disa komisariate të vendit është organizuar një protestë e njoftuar nga  PD në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Kavajë, ku u vetëvar në ambientet e Komisariatit, i riu Ilvi Meta.

Protesta e heshtur e cila u paralajmërua nga Sali Berisha nisi në Fier, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës, Kukës.

4

3

I pranishëm në Fier ishte edhe Luan Baçi i cili u shpreh në Komisariatet e Policisë ka një situatë jo të zakonshme dhe se policia duhet të jetë patjetër në shërbim të qytetarëve.

“Një situate jo e zakonshme në komisariatet e policisë. Nuk eshtë rasti i parë rasti i 31 vjeçarit qe dha jetën në qelinë e Kavajës nga papërgjegjshmëria e drejtuesve të policisë. Duhet me patjetër që policia të jetë në shërbim të qytetarëve.  Këta zotërinjtë e policisë që janë këtu dhe në çdo komisariat tjetër mbahen me taksat e qytetareve, me taksat tona. Por ato taksa këta i keqpërdorin. Këta janë të dhunshëm dhe një nga problemet kryesore qe kane komisariatet e policisë janë militantët police dhe oficere policie të Partisë Socialiste që kryejnë veprime të tilla dhe kjo është shumë alarmante”, ka thënë ai.

Gjithashtu protestës i është bashkuar edhe qyteti i Korçës. Qytetarët kanë ndezur qirinj në ambientet e komisariateve.

Qytetarët e Durrësit gjithashtu janë bërë bashkë dhe kanë ndezur qirinj në Komisariatin e qytetit.

F0faf0a2 97d9 48aa 948f 838566b60876

C7633008 039d 48cb 9d7d C672952ad6c5

B69a4bf3 5e5c 4ca6 A1f9 48b0c38f547b

617e6ec9 C374 48ff 97c3 0371cdea3751

Gjithashtu dhjetëra qytetarë, demokratë beratas e kanë filluar protestën e tyre paqësore disa metra përpara DVP-së Berat,nga ku turma e protestuesve u nis drejt Komisariatit të Policisë së Beratit,me qirinj në duar.

Protesta paqësore u krye në homazh të djalit që ndërrojë jetë në Komisariatin e Kavajës, për të cilin policia nuk sqaroi mënyrën sesi ndodhi dhe sesi u zbulua vdekja e rëndë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: