TIRANE

Aktori Ernie Livelk ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Veçse një aktor i dashur, ai ishte edhe i ati i Blake Lively dhe luajti babanë e saj në ekran në “The Sisterhood of the Traveling Pants”.

74-vjeçari la pas një karrierë gati 50-vjeçare aktrimi, Lively vdiq dje në Los Anxhelos, pas një arresti kardiak.

Lindur më 29 janar 1947 në Baltimore, Lively u martua me menaxheren e talenteve Elaine Lively në vitin 1979. Ai është babai i Eric Lively, 39 vjeç dhe Blake Lively, 33 vjeç, dhe njerku i Lori Lively, 54 vjeç, Jason Lively, 53 vjeç, Robyn Lively , 49 vjeç, të cilët të gjithë ndoqën gjurmët e tij për t’u bërë aktorë.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Lively u shfaq në filma të tillë si “Shocker” i vitit 1989, “The Man in the Moon” i vitit 1991, “Passenger 57” i vitit 1992, “Looking Glass” i vitit 2018 përveç shfaqjeve televizive “The Dukes of Hazzard” “The X-Files”, “Renegade” dhe “The West Wing”. Një nga rolet e tij të para të merituara është në një episod të vitit 1975 të “The Waltons”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb