Vdes në moshën 93-vjeçare Hannah Goslar, një nga shoqet më të mira të Ana Frankut, e cila, si ajo, u mbajt në kampin nazist të përqendrimit në Bergen-Belsen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këtë e raporton The Guardian.

Goslar ka lindur në vitin 1928, familja e saj u largua nga Gjermania në vitin 1933 dhe u vendos në Amsterdam, ku dy vajzat takohen në shkollë. Ata humbën kontaktet në vitin 1942 kur familja Frank u fsheh për t’i shpëtuar nazistëve. Goslar dhe familja e saj u arrestuan nga Gestapo në 1943 dhe u deportuan në Bergen-Belsen vitin e ardhshëm. Atje, ata u takuan përsëri në shkurt 1945, pak para vdekjes së Ana Frankut.

Hannah Goslar dhe motra e saj Gabi ishin të vetmet anëtarë të familjes së tyre që mbijetuan. Goslar më vonë emigroi në Jerusalem, ku u martua me Walter Pick. Çifti kishte tre fëmijë, 11 nipër e mbesa dhe më shumë se 31 stërnipër: “Kjo është përgjigja ime për Hitlerin,” tha Goslar. Hannah, ose Hanneli siç e quante Anna në ditarin e saj, ishte një nga shoqet e saj më të mira, ata njiheshin që në kopshtin e fëmijëve. Hannah ka ndarë gjithmonë kujtimet e miqësisë së tyre dhe Holokaustit.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb